Stomatologjia Estetike në Shqipëri:
Përmirësimi i Bukurisë dhe Shëndetit të Dhëmbëve
A Jeni Kandidat për Implantet Dentare?
Implante Dentare me Teknologjinë Më të Fundit në Shqipëri për Rezultate Maksimale
Stomatologjia estetike është një fushë e specializuar në dentistri që përqendrohet në përmirësimin e pamjes së dhëmbëve dhe gingivave për të arritur një buzëqeshje të bukur dhe natyrale. Në këtë fushë, përdoren teknika dhe trajtime të avancuara për të korrigjuar defekte estetike dhe për të ndihmuar pacientët të ndihen të sigurt dhe të kënaqur me buzëqeshjen e tyre.
+5
Ekip Profesional
+10
Vite Eksperiencë
+500
Trajtime të Sigurta dhe Efektive
Kujdesi Jonë
Kujdesi jonë i personalizuar dhe profesional
Në klinikën tonë dentare, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo pacient. Çdo trajtim që ne ofrojmë është i personalizuar dhe i dizenjuar për të përmbushur nevojat individuale të secilit pacient. Ne përdorim teknologjinë më të fundit dhe materialet më cilësore për të garantuar rezultate të shkëlqyera dhe të qëndrueshme.
Për ne, është e rëndësishme që pacientët tanë të ndihen të sigurt dhe të informuar gjatë çdo faze të trajtimit të tyre, duke krijuar një ambient të qetë dhe mikpritës ku mirëqenia dhe kënaqësia e pacientëve është prioriteti ynë kryesor.
Ekspertizë e Besuar
Support i Vazhdueshëm
Për të Gjithë
Trajtimi
Procesi i Detajuar për Dhëmbë të Shëndetshëm dhe Estetikë
- Zbardhimi profesional i dhëmbëve për një buzëqeshje më të ndritshme.
- Trajtimet për përmirësimin e formës dhe madhësisë së dhëmbëve.
- Përdorimi i faceteve estetike për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve.
- Trajtimi i indeve të mishit të dhëmbëve për një buzëqeshje harmonike.
- Restorime estetike për të korrigjuar dëmtimet dhe njollat e dhëmbëve.
- Zgjidhje të personalizuara për përmirësimin e harmonisë së fytyrës dhe buzëqeshjes.
Operacionet Estetike
Operacionet Estetike të Gingivave (Mishrave të Dhëmbëve)
Operacionet estetike të gingivave janë procedura që përmirësojnë pamjen dhe shëndetin e mishrave të dhëmbëve, duke i dhënë pacientëve një buzëqeshje më të balancuar dhe harmonike. Në Mavriqi Dent, ofrojmë zgjidhje të personalizuara për trajtimin e mishrave të dhëmbëve, duke u bazuar në nevojat specifike të çdo pacienti. Këto ndërhyrje janë të rëndësishme jo vetëm për përmirësimin e estetikës, por edhe për shëndetin oral të përgjithshëm.
Rastet kur nevojitet ndërhyrje estetike e gingivave:
Gummy Smile (Buzëqeshja Gingivale)
Pacientët që kur buzëqeshin ekspozojnë një sasi të madhe të mishrave të dhëmbëve (gummy smile) mund të përfitojnë nga kjo ndërhyrje. Korrigjimi bëhet duke reduktuar lartësinë e gingivave, çka e bën buzëqeshjen më tërheqëse dhe më të balancuar. Pas kësaj, dhëmbët mund të mbulohen me faseta porcelani (veneers) ose me këllëf porcelani për të arritur një rezultat optimal estetik.Zmadhimi i gingivave për shkak të ilaçeve ose sëmundjeve të mishrave
Në disa raste, përdorimi i ilaçeve të caktuara ose sëmundjet e mishrave mund të shkaktojnë zmadhim të gingivave, duke mbuluar pjesë të dhëmbëve dhe duke krijuar një pamje joestetike. Operacioni i gingivave ndihmon në rivendosjen e formës së tyre natyrale, duke ekspozuar më shumë sipërfaqe dentare dhe përmirësuar funksionin dhe estetikën.Korrigjimi i gjatësisë së dhëmbëve
Nëse dhëmbët e parë paraqesin disnivel në gjatësinë e tyre, ndërhyrja estetike në gingiva ndihmon në krijimin e një linje uniforme. Ky proces përmirëson simetrinë e buzëqeshjes dhe përgatit terrenin për procedura të mëtejshme estetike ose protetike, si fasetat ose kurorat. Gjithashtu, në rastet kur gjatësia e dhëmbit është e pamjaftueshme për vendosjen e kurorave, zgjatimi i kurorës (Crown Lengthening) është një zgjidhje e përshtatshme që rrit sipërfaqen e dukshme të dhëmbit.