Implant Dentar në Shqipëri:
Zgjidhja e Përhershme për Dhëmbë të Humbur
A Jeni Kandidat për Implantet Dentare?
Implante Dentare me Teknologjinë Më të Fundit në Shqipëri për Rezultate Maksimale
Për të qenë kandidat për implantet dentare, duhet të keni kockë të mjaftueshme dhe të shëndetshme në nofull për të mbështetur implantin. Gjithashtu, shëndeti i përgjithshëm oral, si dhe zakonet e duhura të higjenës së gojës, janë të rëndësishme për suksesin e procedurës.
+5
Ekip Profesional
+10
Vite Eksperiencë
+300
Trajtime të Sigurta dhe Efektive
Kujdesi Jonë
Kujdesi Jonë për Pacientët e Implantologjisë
Ekspertizë e Besuar
Support i Vazhdueshëm
Për të Gjithë
Trajtimi
Procesi i Detajuar për Dhëmbë të Shëndetshëm dhe Estetikë
- Konsulta Fillestare
- Planifikimi Digjital
- Vendosja e Implantit
- Përshtatja e Individualizuar
- Integrimi i Implantit
- Vendosja e Dhëmbit të Ri
- Kontroll i Rregullt
- Kujdesi Post-Trajtim
Teknika “All On 4”
Teknika “All On 4” për proteza fikse mbi implante
Teknika “All On 4” është një zgjidhje e avancuar për pacientët që kanë humbur të gjithë dhëmbët në njërën prej nofullave. Kjo metodë inovative bazohet në vendosjen e katër implanteve dentare në pozicione të strategjike, të cilat mundësojnë fiksimin e një proteze fikse të qëndrueshme dhe estetike. Krahasuar me teknikat tradicionale që përdorin më shumë implante, si për shembull “All On 6”, “All On 4” është një zgjidhje më e kursyer dhe më pak invazive, por me të njëjtën efikasitet në rastet e përshtatshme.
Kur është e përshtatshme teknika “All On 4”?
Teknika “All On 4” është ideale për pacientët që:
- Kanë humbur të gjithë dhëmbët në njërën prej nofullave.
- Vuajnë nga sëmundje të rënda të mishrave të dhëmbëve, si paradontoza.
- Kanë densitet të pamjaftueshëm kockor për të mbështetur më shumë se katër implante.